Me përfundimin e fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në kryeqytet. Udhëzimi i tyre i parë ishte për të shkuar drejt bashkisë. Sot pjesë e protestës është edhe diaspora.

Gjithashtu u tha se cilido që dëshiron, mund të vijojë të qëndrojë përpara kryeministrisë.

Njësoj si një ditë më parë, fjalimet i janë lënë diasporës.

Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit. Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.