Ashtu si për 37 netë të tjera, qytetarët vijojnë me marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës pas përfundimit të fjalimeve poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Gjatë ecjes, përsëriten po të njëjtat thirrje ‘ Rama në burg, Berisha në burg’, ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’.
Kujtojmë se u mbajt sot në Tiranë protesta e 38-të kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar, si edhe për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të përgatisë zgjedhje të lira.
