Kanë përfunduar kontrollet e befasishme në institucionet e vuajtjes së dënimit në Lushnjë dhe Elbasan, të zhvilluara me fokus zbulimin e sendeve të ndaluara dhe forcimin e masave të sigurisë brenda burgjeve.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë ushtruar në qeli, regjimet e brendshme, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta sigurie dhe personel i administratës së burgjeve.

Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe rritjes së kontrollit institucional.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë gjetur dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë të mjeteve të komunikimit.

Sipas autoriteteve, çdo material që mund të përbëjë vepër penale do t’i referohet SHKBB dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale.