Shërbimi zjarrfikës përfundon ekspertizën për zjarrin e datës 14 prill në Tiranë dhe ia dorëzon rezultatet Prokurorisë.

Burimet pranë Prokurorisë deklaruan për Anila Hoxhën, se shërbimi zjarrfikës konkluzion që shkak i zjarrit janë faktorë të jashtëm. Kjo do të thotë se nuk është neglizhenca e shërbimit, shkëndija elektrike apo shpërthimi i ndonjë bombole gazi, siç është aluduar.

Raportohet se vatra e zjarrit është karroca dhe nga pamjet është e dukshme që zjarri nis tek mbeturinat, vetëm pak sekonda pasi largohen fëmijët që dyshohet se po ndiznin zjarr.