Griselda Doksani, punonjëse e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Berat, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal pas një gjendjeje të papritur shëndetësore që e përfshiu menjëherë pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Beratit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, Doksanit i ka rënë të fikët sapo ka përfunduar seanca gjyqësore ku u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” për të dhe kolegun e saj, Ranaldo Lika. Dy punonjësit e AKU-së akuzohen nga prokuroria se kanë plotësuar në mënyrë fiktive dokumentacionin gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar, duke shkelur detyrat zyrtare.
Mjekët e spitalit po i ofrojnë ndihmën e nevojshme Doksanit, ndërsa gjendja e saj shëndetësore pritet të vlerësohet më tej. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim mes familjarëve dhe kolegëve të saj që ndodheshin pranë gjykatës.