Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, e zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar.
Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar rritjen e angazhimit në terren, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët për procesin e integrimit në Bashkimi Evropian. Ai ka kërkuar intensifikimin e takimeve, si dhe forcimin e mesazheve në rrjetet sociale.
Sipas Ramës, fokusi duhet të jetë te çështjet që lidhen drejtpërdrejt me sfidat e integrimit, duke veçuar sigurinë ushqimore si një nga prioritetet kryesore.
Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te nevoja për rienergjizimin e anëtarësisë së Partisë Socialiste, duke kërkuar një rol më aktiv të strukturave në funksion të objektivave politike dhe integruese të vendit. “Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin”, mësohet të jetë shprehur kryeministri.
