Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës, që u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste, ka përfunduar pak momente më parë. Sipas burimeve, në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.
Në fokus të diskutimeve ka qenë organizimi i partisë, koordinimi i punës mes deputetëve dhe përfaqësuesve të bashkisë, si dhe adresimi i çështjeve që kërkojnë zgjidhje urgjente në Tiranë. Rama ka kërkuar gjithashtu angazhim për takime të rregullta me qytetarët, anëtarësinë dhe simpatizantët e PS-së, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me strukturat e partisë.
Përveç kësaj, ditën e djeshme, Rama zhvilloi një takim edhe me Kryesinë e Partisë Socialiste, ku u diskutuan çështje të tjera të rëndësishme për ecurinë dhe zhvillimin e partisë.
