Një konflikt i ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit ka përfunduar me plagosjen e një punonjësi të një biznesi fast-food.
Ngjarja është regjistruar në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi i fast food-it është thirrur nga persona të tjerë për të sqaruar një konflikt, jashtë ambienteve të biznesit ku ai punonte.
Por ajo që duhej të ishte një sqarim ka përfunduar në përplasje fizike, ku punonjësi është goditur me mjet prerës, thikë.
Pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat e plota dhe motivet që çuan në këtë konflikt, ndërsa pritet që policia të zbardhë dinamikën e ngjarjes dhe të identifikojë personat e përfshirë.
