Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në qytetin e Fushë-Arrëzit.
Aty janë numëruar të 16 kutitë dhe forcë e parë rezulton Partia Demokratike, e dyta Partia Socialiste dhe e treta Partia Socialdemokrate.
Ishte gazetari Klodian Zhivani, ai që bëri të ditur rezultatin në maratonën e transmetuar në Top Channel “Shqipëria Vendos”.
PD-ASHM 1315 vota
PS 1137
PSD 621
Shqipëria bëhet 25 vota
Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3 vota.




