Partia Socialiste ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj here në Bashkinë e Këlcyrës, duke forcuar pozitat e saj në Qarkun e Gjirokastrës.
Sipas rezultateve përfundimtare, PS ka marrë 1702 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike – ASHM me 965 vota. Ndërkohë, si forcë e tretë ka dalë Nisma “Shqipëria Bëhet”, e cila ka arritur të sigurojë 101 vota.
Fitorja në Këlcyrë vjen si pjesë e një performance pozitive për PS-në në jug të vendit, duke konfirmuar mbështetjen e qëndrueshme të elektoratit në këtë zonë.

