Opozita ka arritur të përmbysur rezultatin në Lezhë duke arritur të fitojë 4 mandate në këtë qark. Ndërkohë e dyta renditet Partia Socialiste me 3 mandate, duke humbur me rreth 1 mijë vota më pak.

PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)  ka siguruar 30,502 vota, ose 44.8%. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), e cila renditet e dyta, mori 28,960 vota, duke siguruar 42.5% të votave të përgjithshme.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (NISMA-SHB) mban vendin e tretë me 3,853 vota, që përfaqësojnë 5.7% të totalit.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 30,502 vota – 44.8%
  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 28,960 vota – 42.5%
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 3,853 vota – 5.7%
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,840 vota – 2.7%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,641 vota – 2.4%
  • Partia Mundësia – 766 vota – 1.1%
  • Lëvizja Bashkë – 346 vota – 0.5%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 82 vota – 0.1%
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 57 vota – 0.1%
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 69 vota – 0.1%
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 13 vota – 0.0%