Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Librazhdit.

Mësohet se janë numëruar 55 kuti votimi nga 55 QV në të gjithë Bashkinë.

PS është shpallur fituese me 9952 ose 60.82 %, pasuar nga Partia Demokratike me 5181 ose 31.66 %.

E treta renditet LSI me 790 vota ose 4.83 %. Edhe këtë herë kjo zonë i ka qëndruar besnik deputetit Taulant Balla.