Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Tepelenës, ku rezultati final ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste me një diferencë të ndjeshme ndaj forcave të tjera politike.
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarja Brikena Metaj, PS ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve të Tepelenës, duke u shpallur fituese me një rezultat të qartë dhe domethënës, që thekson mbështetje të gjerë në këtë rajon.
Përkrahja për PS është reflektuar në numra të konsiderueshëm, duke lënë pas partinë e dytë me një diferencë të madhe.
Partia Socialiste (PS): 3,214 vota, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 1,003 vota, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: 149 vota, Partia Mundësia: 84 vota, Partia Socialdemokrate (PSD): 130 vota
