Darëzeza po kthehet çdo vit në një destinacion gjithnjë e më të preferuar, për të kaluar pushimet e verës, jo vetëm nga banorë të zonës por edhe turistë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku sjell rrugën e rikonstruktuar që të çon edhe drejt plazhit.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re drejt plazhit të bukur të Darëzezës, ku sezoni veror sjell plot banorë të Fierit po edhe turistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.