Në Tiranë u zhvillua sot takimi i Partisë Socialiste për festën e 35-vjetorit të partisë, por paralelisht me të edhe prtoesta kombëtare që vijon prej 13 ditësh. Nga sheshi para kryeminsitrisë, protestuesit lëshuan thirrje ndaj pjesëmarrësve në takimin e PS-së, që tu bashkoheshin atyre.
“Tani po dalin nga shehsi ‘Italia’ punonjësit e administratës që ishin thirrur për të marrë pjesë në takimin me kryeministrin. Duhet t’i kuptojmë sepse ndoshta kanë qenë të detyruar të shkojnë aty. Ne duhet tu bëjmë thirrje që të bahskohen me ne sepse kur të çlirojmë Shqipërinë, do çlirojmë dhe ata. Prandaj ne u themi: Bashkohuni me ne!”– tha një protestuese, teksa thirrja e saj u ndoq dhe nga qytetarët e tjerë.
