Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme, se në qendrat shëndetësore të vendit ka nisur procesi i vaksinimit kundër gripit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin vaksinën e gripit, procesi i cili ofrohet falas. Rama shton se janë shpërndarë 280 mijë doza, teksa e cilëson si masën më të mirë mbrojtëse kundër virozëve dhe gripit të stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Nga sot, në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, si mbrojtja më e mirë që mund të kemi kundër virozave të stinës, veçanërisht për grupet më të rrezikuara 280,000 doza janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe vaksina ofrohet falas. Vaksinohuni tani dhe përgatituni për një dimër të shëndetshëm, larg virozave“-shkruan Rama.