Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, fillimisht përgëzohet Altin Dumani për punën e kryer deri më tani në krye të SPAK, e më tej thuhet se pritet me kënaqësi partneriteti me kryepokurorin e ri, Braho.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.”- thuhet në deklaratë.