Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass, ku dy mjete, një tip “Volkswagen” dhe një “Mercedes” u përplasën kokë më kokë. Tek mjeti i parë udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 28 vjeç, të cilët kanë humbur jetën të dy. Nga ana tjetër, në mjetin “Mercedes” udhëtonin Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi.




