Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar.

Mësohet se shqiptari akuzohet për vrasjen e një 34-vjeçari grek, ngjarje e ndodhur pas një sherri të dhunshëm në Serres.  Sherri ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku shqiptari, së bashku me tre grekë të tjerë, u përfshi në një konflikt që rezultoi fatal.

Sipas raportimeve, incidenti nisi pas një mosmarrëveshjeje në një lokal nate. Viktima dhe dy shokët e tij u përjashtuan nga hyrja në lokal nga rojet, përfshirë shqiptarin, për shkak të gjendjes së tyre të dehur. Konflikti verbal eskaloi, duke çuar në një përleshje fizike ku u përdorën armë zjarri dhe thika. Viktima u qëllua me thikë në brinjë dhe nuk arriti t’i mbijetonte plagëve, pavarësisht transportimit në spital.

Autoritetet greke kanë arrestuar deri më tani shqiptarin dhe një 27-vjeçar grek, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes. Viktima, një baba i dy fëmijëve, priste të bëhej baba për herë të tretë, duke e bërë tragjedinë edhe më të rëndë.