Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës dhe monitorues për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të kompetencave të saj ligjore, po ndjek me shqetësim të veçantë publikimin dhe qarkullimin në media dhe rrjete sociale të një lajmi që përmban informacione mbi gjendjen shëndetësore të disa individëve të identifikueshëm në Bashkinë Gjirokastër.

Neni 35 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”garantojnë të drejtën për respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Në kuadër të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, Zyra e Komisionerit thekson se të dhënat që lidhen me shëndetin përbëjnë kategori të veçanta të të dhënave personale (të dhëna sensitive), përpunimi i të cilave, sipas nenit 9 të ligjit është i ndaluar në parim dhe lejohet vetëm në raste të kufizuara, të përcaktuara nga ky ligj. Për rrjedhojë, publikimi i të dhënave personale në media dhe veçanërisht i të dhënave që lidhen me shëndetin, në mungesë të një baze ligjore dhe të një interesi publik të qartë, konkret dhe mbizotërues, përbën përpunim të paligjshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.