Ditën e nesërme pritet të ketë reshje të dendura shiu në vend. Sipas parashikimeve, pritet një mot i keq në vend nga data 17-23 nëntor.

Reshjet më intensive priten të jenë në zonat Theth-Valbonë dhe Shkodër-Pukë.

Njoftimi nga autoritetet:

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Reshjet e pritshme arrijnë deri në:
Fierzë: 150–200 mm
Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm
KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda
kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.
Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.