Situata e vështirë atmosferike dhe rreshjet intensive të shiut, kanë shkaktuar probleme në qarkun e Beratit.
Në Dimal uji ka hyrë në shtatë banesa, ndërsa shumë toka buqësore janë përmbytur. Në qytetin e Beratit, niveli i lumit Osum është regjistruar në 3.71 metra, ndërsa në pikëmatjen e Çorovodës ka arritur në 2.33 metra. Ndonesë ka pasur rritje të niveli të ujit në lumej, ende nuk është raportuar për dalen e tyre nga shtrati. Por, në fshatin Veterrik tokat buqësore vazhojnë të kenë prezencë të konsiderueshme uji. Ndërsa në fshatin Moravë, raportohet se është përmbytur një banesë.
Dëmimi më i madh raportohet në bashkinë Dimal, ku shtatë banesa janë përmbytur. Bashkia ka marrë menjëherë masa për garantimin e sigurisë së banorëve. Rreth 13 hektarë tokë bujqësore është përmbytur në fshatrat Arrës dhe Çiflik, pasi lumi ka dalë nga shtrati.
Në Poliçan duket se situata është përmirësuar, pasi nuk raportohet për banesa apo toka buqësore të përmbytura. Në aksin rrugor Berat–Poliçan, konkretisht në vendin e quajtur Çezma e Thatë është raportuar për prezencë gurësh dhe inertesh. Bashkia ka vënë në lëvizje struktura përkatëse, të cilat po punojë për zhbllokimin e rrugës dhe qarkullimin e sigurt për automjetet.




