I ftuar në “Shqipëria Live”, avokati Kujtim Cakrani ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Krujë, ku pjesëtarë të fisit Rraja, dhunuan me shkopa bejsbolli dy pjesëtarë të familjes Maja.

Avokati thotë se në baze edhe të pamjeve të rënda të publikuara janë 2 akuza për të cilat mund të hetohen pjesëtarët e familjes Rraja.

“Nuk e di se për çfarë janë nën hetim ata, por nëse do të isha oficer policie dhe do të ndërtoja akuzën, nga të gjitha dinamika që ka ardhur, duke parë dhe goditjet në kokë, që e bëjnë akoma më të rëndë ngjarjen, për mua do ishte “vrasje e mbetur në tentativë”. E fundit do të ishte “plagosje e rëndë me dashje”, sepse ata janë goditur në kokë.

Ndërsa në lidhje me psitoletën që nuk e dimë nëse është shprehur apo jo, ajo hyn te “Kanosja”.

Nëse do hetohet për “plagosje e rëndë me dashje”, dënimi do ishte sipas ligjit, është 3 deri në 10 vite burg”, tha avokati Kujtim Cakrani.