Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në një prej rrugëve kryesore në Athinë të Greqisë, ku u përfshinë dy grupe, shqiptarë dhe grekë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Hymettus, ku pesë persona u bënë pjesë e konfliktit duke përdorur thika dhe mjete të forta dhe më pas u përfshinë dhe të tjerë. Tre persona u dërguan në spital në gjendje të rëndë, mes tyre një shqiptar 30-vjeçar. Dy të tjerët janë shtetas grekë 18 dhe 20 vjeç.

Oficerët e policisë shkuan në vendngjarje dhe, pas kontrollit, vunë në pranga dy persona, konkretisht një shqiptar 18-vjeçar dhe një grek 17-vjeçar, të cilët do të çohen sot në Prokurori.