Është hapur pas dy ditësh pika kufitare e Qafë Thanës pasi rruga ishte bllokuar për shkak të pëmbysjes së një autoboti me gaz dy ditë më parë.

Nga informacionet më të fundit, bëhet me dije se është zhbllokuar rruga ku kishte ndodhur aksidenti i autobotit me gaz, pasi është hequr ky i fundit nga rruga.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.

Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.