Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.
Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Fatmirësisht, nuk raportohen dëme, megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve në shkollë.
Autoritetet lokale, bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të stabilizimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili prej disa muajsh po zbatohet në qytetin e Lezhës.
