Reshjet e shiut që kanë përfshirë një pjesë të vendit ditën e sotme, kanë shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje  në bllokun e banimit “11 Janarit” të lagjes “Besëlidhja”. Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren prej orëve të mëngjesit dhe po ndërhyjnë për zhbllokimin e pusetave.

Kujtojmë se probleme janë shkaktuar edhe në qytetin e Durrësit, ku shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit, ndërsa edhe automjetet kanë mbetur të bllokuara. Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te “Veliera” në lagjen nr. 1, pranë portit.