Kryebashkiakja e Shkodrws, Voltana Ademi ka dhwnw alarmin se dwmet e shkaktuara nga pwrmbytjet janw akoma mw tw rwnda dhe se prej njw muaji nga kjo situatw qeveria nuk po ndwrmerr asnjw masw apo vendim pwr tw shpallur gjendjen e fatkeqwsisw natyrore.

“Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Shkodër vazhdojnë të jenë edhe më të rënda. Sipërfaqja e përmbytur kalon mbi 3600 ha tokë bujqësore. Qindra ekonomi bujqësore të dëmtuara, serra, pemishte, bimë dekorative, jane zhbërë tërësisht. Konkretisht: 1. Tokë e pakultivuar 735 Ha; 2. Foragjere të dyta, jonxhe 2575 Ha; 3. Grurë 160 Ha; 4. Bimë Dekorative 92 Ha; 5. Pemtore 40 Ha; 6. Serra 3 Ha”, shprehet Ademi.

Ndwrsa e cilwson tw papwrgjegjshme qeverinw nw raport me kwtw situatw. “Sot u bë një muaj qe zona e Nënshkodrës, Livadheve ne Shkodër, Rrethina, Bërdicë e Velipoja është nën 2 m ujë dhe papërgjeshmëria e qeverisë për ta trajtuar atë me përgjegjësi sa vjen e rritet . Shpallja e emergjencës së fatkeqësisë natyrore ndërkohë që kanë kaluar tashmë të gjitha limitet e durimit për kërkesën e zbatimit të ligjit, tashmë përben një përgjegjësi penale”, thekson Ademi.