Në ditën e tetë të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, dëmet janë ende evidente në zonën e fshatit Bishan, njësia administrative Novoselë, Vlorë.

Banorët e këtij fshati vazhdojnë punën për pastrimin e zonave të përmbytura, duke larguar mbeturinat dhe baltën që lumi ka sjellë në pronat e tyre. Ndërkohë, banorët ankohen për mungesë ushqimi për bagëtinë pasi dëmi më i madh për ta lidhet me ushqimin e bagëtive. Sipërfaqet ku ata kishin kullota janë shkatërruar nga përmbytja dhe lumi ka marrë me vete barin e bagëtive.

Për pasojë, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente me ushqim për bagëtitë, pasi lopët dhe kafshët e tjera po vuajnë nga mungesa e ushqimit.