Sali Berisha kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria për shkak të situatës së përmbytjeve në vend, duke i bërë thirrje qytetarëve që të shprehen ndaj ministrave në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ai tha: “Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja.”
Gjatë tryezës së opozitës dhe shoqërisë civile, Berisha theksoi se opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike me dy objektiva: organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe mos pengimin e drejtësisë.
Ai shprehu se misioni i opozitës është përmbysja e qeverisë aktuale dhe realizimi i zgjedhjeve të lira.
