Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar lidhur me situatën e vështirë që po kalon prej 2 ditësh vendi ynë për shkak të motit të keq.

Përmes një postimi në “X”, delegacioni i BE shpreh gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, “përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit”.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë. Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacione dhe imazhe relevante nga sateliti Copernicus. Së bashku me Shtetet Anëtare, BE është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit”, thuhet në reagimin e BE në X.