Mbi 8.5Ha tokë sera janë përmbytur si pasojë e dëmtimeve të argjinaturës në lumin Seman. Fermerët thonë se bimët e tyre janë kalbur, e për pasojë në sezonin e hershëm ata do të mbaron zero prodhim bujqësor.
“Unë kam 7 dynym sera 5 domate dhe dy tranguj të gjitha të përmbytura. Kam grurë e agrume, sera të gjitha në ujë. Unë kam hedh 6 milionë lekë të vjetra e gjitha e mbytur. Kisha 3 dynym tranguj u përmbyten herën e parë në nëntor, tani përsëri sa e mbolla me trangull dhe domate u përmbyta sërish”, shprehen fermerët.
Fermerët me të drejtë kërkojnë të dëmshpërblehen sepse gjatë janarit të 2026 ata janë përmbytur dy herë. Nëse uji nuk do të kishte hyrë në të mbjellat e tyre bima do të kishte këtë ngjyrë, por realiteti është ndryshe, tunelet janë të mbushura me bimë të kalbura.
“Kërkojmë subvencionim sepse gjithçka mbaroi kjo bimë vdiq. Dëmi është i pallogaritshëm, shikoje bimën. Dua dëmshpërblim kemi falimentuar, kjo nuk bëhet më. Ju lutem dëmshpërblim. Kjo si puna njeriut, vdiq njeriu vdiq trangulli. Ne nuk na mbyt shiu por digat”, shprehen ata.
Për fermerët kjo serë ishte gjithçka: kësti i radhës së kredisë, faturat mujore, dhe jeta e tyre. Por tashmë në serë ka mbetur vetëm plasmasi.
“Kredia është 1.7 milionë lekë dy këste në vit. Dëmi është mbi 13 milionë lekë, ne vetëm me këtë jetojmë. Ikim jetuam në emigrim erdhëm investuam, tani të marrim rrobat të ikim sërish. Ne jemi në hall të madh jemi 8 veta në familje. Tani jemi në dorë të perëndisë”, thanë ata.
Në këtë sezon fermerët nuk do memorizojnë prodhimin dhe fitimin, por do të kujtojnë gjurmët e baltës në serat e tyre./ Top Channel



