Kryeministri Edi Rama u përball me pyetje mbi bonusin e fundvitit dhe rritjen e pensioneve gjatë një takimi me qytetarët e Njësisë nr. 3 në Tiranë, ku u ndal edhe te deklaratat e fundit të Sali Berishës. Rama i cilësoi komentet e kreut të PD-së si pjesë të një “kënete të vjetër politike” dhe e quajti Berishën “të keqen më të madhe që nuk i është ndarë vendit”.
Teksa iu përgjigj shqetësimeve të qytetarëve, Rama konfirmoi se bonusi i fundvitit do të jepet sërish këtë dhjetor, njësoj si vitin e kaluar.
“S’dua t’ia përmend emrin prej vitesh. Merrem me të vetëm në fushatë, se ndryshe as nuk e llogaris. Njerëzit e kanë të thjeshtë të shohin kush mban fjalën. Vjet bonusi u dha, dhe i njëjti bonus do të jepet edhe këtë dhjetor. Shumë shpejt do ta vërtetoni vetë,” tha Rama.
