Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka publikuar rezultatet e një studimi të kryer në SHBA, i cili është mjaft premtues për pacientët me Covid-19.


Ai shpërndarë studimin e Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA , e cila ka testuar mjekimin ‘akalabrutinibin’ në 19 pacientë në gjendje të rëndë. Duke iu referuar studimit, pas 14 ditësh mjekim është vënë re përmirësim i oksigjenimit të tyre.


Postimi i plotë


❗Lajme te mira miqte e mi!


✅ Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.


? Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.


?? Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen “Science Immunology” studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:


? 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)
? 8 paciente te intubuar


Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:


✅ Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.


Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:


? 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
? 4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
? 2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.


✅ Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.


✅ Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.


✅ Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.


❗Forca miq!
❗Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!


Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:
Distance fizike
Higjiene e rregullt
Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike.


Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT