Një 21 vjeçar është arrestuar nga Policia në Maliq, nën akuzë se ka përndjekur një të re.
Policia bën me dije se shtetasi A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas, u arrestua pasi dyshohet se prej 1 muaji ky shtetas ka përndjekur një 18-vjeçare.
Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të vajzës, e cila tha se i riu e ndiqte nga pas, e po ashtu e telefononte shpesh për t’i bërë presion.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, të shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas, pasi dyshohet se prej 1 muaji ky shtetas ka përndjekur një 18-vjeçare.