Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA në Gjirokastër ka arrestuar një efektiv policie me akuzën e dhunës në familje.
Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga efektivi i policisë, Klement Hamzaj 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës”.
Sipas policisë, “ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA-Gjirokastër, ne shtator 2016, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)