Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për këngëtarin Erind Xhaferi, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë.
Prokuroria kishte paraqitur dy kërkesa; vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të dyshuarin.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata pranoi të dyja kërkesat e Prokurorisë.
Në shpalljen e vendimit, gjyqtari i çështjes arsyetoi se ekzistonin kushtet dhe rrethanat për aplikimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i KPP-së.
Megjithatë, në kushtet kur neni 224, paragrafi 3, i KPP-së ia ndalon mundësinë gjykatës të caktojë një masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.
