Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka përndjekur një vajzë 23-vjeçare.

Pas kallëzimit të vajzës, e cila ka raportuar se është përndjekur vazhdimisht nga 40-vjeçari, duke ndjerë pasiguri dhe frikë, policia ka organizuar veprimet dhe ka ndaluar shtetasin S.P., 40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.