Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama ka mbërritur në protestën për mbështetje të UÇK-s në Tiranë. Gjatë fjalës së tij për mediat, Rama ka deklaruar se ai bëson në drejtësi dhe se krerët e UÇK-s duhet të qëndrojnë të fortë.
“Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt“, tha ai.