Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.