aksident

Foto ilustruese


Një aksident pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e rëndë të një tjetri është shënuar ditën sotme në aksin Vlorë-Fier.


Një automjet tip ‘Range Rover’, ku udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet tip ‘Peugeot’ me targa të Vlorës.


Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit ‘Peugeot’, e cila është identifikuar si M. Cani, 31 vjeçe.


Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi D.Janku që udhëtonte në automjetin tip ‘Range Rover’. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.


21 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)