Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Lin, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë, njëri prej drejtuesve ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.