Një shqiptar do të përballet me gjyqin pasi mohoi vrasjen e një 63-vjeçari në Britaninë e Madhe, teksa po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Sot në Gjykatën e Kurorës Maidstone, Albert Matraxhiu, mohoi të ketë shkaktuar vdekjen e Wallace për shkak të drejtimit të rrezikshëm të mjetit
Sipas mediave britanike, gjykatësi Julian Smith e pranoi këtë duke e shtyre seancën e radhë për më 13 korrik, me akuzën e drejtimit të rrezikshëm të automjetit. Matraxhi pranoi akuzën e ngritur ndaj tij, dhe i bashkëpandehuri Erald Paci, 29 vjeç, pranoi të njëjtën akuzë
Gjykata dëgjoi se si të dy shqiptarët, e braktisën makinën pasi ajo goditi kirurgun Wallace, si dhe i morën targat. Gjykatësi Smith tha, “Këta të dy bënë çmos për t’i shpëtuar përgjegjësisë dhe detyrimeve. Ju vendosët të pengoni dhe të prishni hetimet, dhe do të ndëshkoheni.” Dy shqiptarët janë lënë në paraburgim deri në përfundim të gjyqit.
Kirurgu dentar Tom Wallace, baba i tre fëmijëve, i cili punoi në Medway Towns gjithë jetën e tij si kirurg, u përplas nga një makinë Mercedes pranë kryqëzimit të Gads Hill dhe Waterside Lane. Ai ndërroi jetë në një autostradë në Gillingham rreth orës 12:10 të pasdites më 29 dhjetor. Një postier dhe një banor aty pranë nxituan për ta ndihmuar, dhe një ekip ambulance mbërriti për ta trajtuar, por ai u shpall më vonë i vdekur në vendngjarje.
