Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht janë përplasur dy mjete, të cilat më pas kanë goditur edhe një mjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes, i lënduar ka mbetur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.