Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka aksidentuar një vajzë 14-vjeçare me një motomjet që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10 në fshatin Shalës. Sipas Policisë, i riu me inicialet A. N., banues në Belsh, po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur ka përplasur 14-vjeçaren.
Pas aksidentit, 18-vjeçari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe ka arritur ta identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të riun.
Ai është ndaluar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe akuzohet për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimin nga vendi i aksidentit”.
14-vjeçarja është dërguar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave dhe hetimeve.
