Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Fier-Berat”, ku u dëmtua drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi M. H., 50 vjeç, ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin J. Sh., 41 vjeç, banues në Berat, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur e për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me mjetin bujqësor.