Një 34-vjeçar nga Fushë Krujë është arrestuar nga Policia pas një serie ngjarjesh të rrezikshme.

Sipas uniformave blu, ai dyshohet se fillimisht përplasi tre automjete në rrugën e Rinas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më pas, 34-vjeçari ka hyrë në një lokal në zonë, ku ka marrë një thikë dhe ka kanosur qytetarët, duke dëmtuar gjithashtu një automjet dhe celularin e pronarit.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ai ka kundërshtuar me dhunë efektivët. Verifikimet më të hollësishme treguan se i arrestuari ishte gjithashtu në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.