Është arrestuar shoferi, i cili pasditen e djeshme përplasi për vdekje një 47-vjeçar, në Krujë.
Aksidenti i rëndë ndodhi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, ku Tufa duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur 47-vjeçarin. Pas ngjarjes, ai nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendi i aksidentit, duke e lënë të vdiste në rrugë.
Pasi disa orësh kërkimesh, autoritetet arritën ta lokalizonin dhe ta arrestonin autorin 49-vjeçar.