Policia e Fierit ka arrestuar shoferin që është përgjegjës për një aksident, ku përplasi një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në një rrugë të qytetit, ku një grua 36-vjeçare u godit nga mjeti dhe u lëndua rëndë. E lënduara është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka reaguar shpejt dhe ka mundur të identifikojë shoferin, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase 36 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 36-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.