Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar pezullimin nga detyra të efektivit të policisë, i cili mbrëmjen e djeshme përplasi me makinë dhe plagosi një gruadhe dy fëmijët e saj të mitur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Morinë, teksa efektivi ka rezultuar se drejtonte makinën në gjendje të dehur. Nëna dhe dy fëmijët e mitur u dërguan në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Efektifi I.D, me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë, është përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë